Ymeri uron Krasniqin për postin e kryetarit të PDK-së
BKT
Lajme

Ymeri uron Krasniqin për postin e kryetarit të PDK-së

Analisti Visar Ymeri ka uruar Memli Krasniqin për marrjen e detyres së re, si kryetar i PDK-së.

Ymeri, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ tha se zgjedhja  e Krasniqit si kryetar i PDK-së, është një lajm i mirë për skenën politike në Kosovë.

“Hap drejt tejkalimit të boshllëkut që kanë lënë udhëheqësit historik”, thuhet ndër të tjera.

Krasniqi u zgjodh sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në konventën e dhjetë të kësaj partie. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ndërkaq 7 nga ta ishin kundër dhe 1 abstenoi.

Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së.

Postimi i plotë i Ymerit:

Memli Krasniqi në krye të PDK-së është lajm i mirë për skenën politike në Kosovë.

Memlit i uroj punë të mbarë e sukses.

Hap drejt tejkalimit të boshllëkut që kanë lënë udhëheqësit historik. Por edhe mundësi për t’a ndërtuar një PDK për aktualitetin e të ardhmen politike të vendit. 


MË SHUME NGA Lajme