​Rama uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 245 vjetorin e pavarësisë
BKT
Shqipëri

​Rama uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 245 vjetorin e pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 245 vjetorin e pavarësisë.

Rama ka shkruar “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”.

Rama ka publikuara edhe një fotografi të flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

4 Korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.


MË SHUME NGA Shqipëri