09:39 / 05.07.2021
Vijon zjarri në pyjet e Vithkuqit, mbi 5 hektarë të djegura
Prej 3 ditësh vijojnë flakët e zjarrit në pyjet e Vithkuqit në zonën e Korçës.
Vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish gjatë 24 orëve të fundit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi të ulet.
Për të vënë nën kontroll flakët, në terren janë angazhuar punonjësit e shërbimit pyjor të Bithkuqit, Drenovës, zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll.
Nga informacionet e deritanishme, sipërfaqja e djegur është më shumë se 5 hektarë. Autoritetet dyshojnë që zjarri në pyje të jetë i qëllimshëm. /tvklan.al























