Statuja e Princeshë Dianës ka një detaj të veçantë
BKT
Magazina

Statuja e Princeshë Dianës ka një detaj të veçantë

Tashmë statuja e Princeshës së Uellsit gjendet e përjetësuar në kopshtin e pallatit të Kensingtonit, së bashku me stilin e saj ikonik.

Statuja tregon Dianën së bashku me tre fëmijë për të përfaqësuar impaktin e saj në çdo brez, e veshur me një fund tub me rrip dhe një këmishë, një nga kombinimet e preferuara dhe të përzgjedhura të saj.

Është pikërisht veshja që Princesha zgjodhi për kartolinën e saj të Krishtlindjeve në vitin 1993, e cila ishte kartolina e saj e parë zyrtare. Në të, ajo ndodhet së bashku me dy Princat, William dhe Harry.

Pallati i Kensingtonit ka bërë të ditur se përzgjedhja e kësaj veshjeje nuk është rastësi. Ajo u bazua në pjesën finale të jetës së saj, kur fitoi vetëbesim në rolin e saj si ambasadore e kauzave njerëzore dhe ka për qëllim të shfaqë dhembshurinë e karakterin e saj.

Ndonëse flokët e saj janë më të gjatë në skulpturë, vepra është një pasqyrë e detajeve më të vogla të saj, si rripi me tokëzën drejtkëndore apo kopsat e pambërthyera të këmishës.


MË SHUME NGA Magazina