10:12 / 05.07.2021
Air Albania nis fluturimet nga Kukësi më 15 korrik
Kompania ajrore kombëtare “Air Albania”, ka njoftuar se në datë 15 korrik linja nis fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed”, Flatrat e Veriut.
Sipas njoftimit, destinacionet e para që do të nisin udhëtimet nga ky aeroport janë Zyrihu dhe Stambolli duke filluar nga 1 euro + taksat.
Çmimet e publikuara nga linja ajrore janë si më poshtë: Kukës – Zyrih 12 EUR Zyrih – Kukës 28.66 EUR Kukës – Stamboll 12 EUR Stamboll – Kukës 23 EUR























