Italia në zi, shuhet Rafaella Carra
BKT
Magazina

Italia në zi, shuhet Rafaella Carra

Bota e spektaklit në Itali ka marrë lajmin më të rëndë të kohëve të fundit. Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçar ylli i muzikës Rafaella Carra.

Lajmi u dha nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë.

Të provosh të përshkruar Raffaella Carra është e vështirë. Sepse kjo artistë ka bërë gjithçka, këngëtare, balerinë, aktore, prezantuese. Buzëqeshja e saj nuk do të harrohet kurrë nga publiku i gjerë.

Raffaella Maria Roberta Pelloni lindi në 18 qershor të 1943 në Bologna dhe u rrit në Romagna. Në moshën 8 vjeçare u regjistrua në Akademinë Kombëtare të Vallëzimit në Romë.  Në moshën 14 vjeçare mësuesja i tha se i kishte kaviljet e vogla dhe për këtë arsye iu fut kinemasë dhe u regjistrua në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë.


MË SHUME NGA Magazina