Gjyqtarët kosovarë për herë të parë ndajnë drejtësinë në Champions League
BKT
Sport

Gjyqtarët kosovarë për herë të parë ndajnë drejtësinë në Champions League

Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në garën elitare të futbollit evropian – Liga e Kampionëve, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës. Kjo pritet të ndodhë për herë të parë.

"Për herë të parë që nga anëtarësimi i FFK-së në UEFA e FIFA gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në garën elitare të futbollit evropian – Liga e Kampionëve. Është gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimi, si dhe gjyqtarin e katërt, Dardan Çaka, të cilët janë deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërmjet skuadrës kampione të Kroacisë, Dinamo Zagreb dhe kampionit të Islandës, Valur. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në orën 20:00, në stadiumin “Maksimir” në Zagreb. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për gjyqtarët tanë që ta dëshmojnë profesionalizmin e tyre dhe të avancojnë tutje, duke pasur parasysh faktin se do të vëzhgohen nga njëri prej kontrollorëve më të vlerësuar në UEFA, slloveni Darko Çeferin, i cili ka qenë kontrollor i gjyqtarëve në tri ndeshje në Euro 2020".