Kurti pas dënimit të Vukotiqit: Drejtësia është e domosdoshme
BKT
Lajme

Kurti pas dënimit të Vukotiqit: Drejtësia është e domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dënimit që serbi Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vite burim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptarë në Vushtrri duke thënë se drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si kjo kur vjen shumë vonë.

Tutje, Kurti thotë se sot, pas 23 vitesh pandëshkueshmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë po dënohet dikush.

“Dhuna seksuale gjatë viteve 1998 – 99 është përdorur si mjet lufte në vazhdimësi në Kosovë. Mijëra gra e burra, vajza e djem kanë qenë viktima të këtij krimi. Ndërkaq dy dekada pas luftës, as edhe një person nuk është dënuar për një krim të tillë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Kreu i qeverisë thotë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen to shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë.

“Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, ka thënë Kurti.


MË SHUME NGA Lajme