Ndërron jetë “mbretëresha” e televizionit italian, Raffaella Carrà
BKT
Magazina

Ndërron jetë “mbretëresha” e televizionit italian, Raffaella Carrà

Artistja shumë e njohur dhe ikona e ekranit italian, Raffaella Carrà, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

“Raffaella na la. Ka shkuar në një botë më të mirë, ku humaniteti i saj, buzëqeshja e pagabueshme dhe talenti i jashtëzakonshëm do të shndrrisin përgjithmonë”. Lajmin e trishtë për të gjithë publikun italian dhe jo vetëm, e ka dhënë koreografi Sergio Japino.

Përgjatë karrierës së saj të gjatë, Carrà është bërë një ikonë e muzikës dhe televizionit italian. Por gjithashtu ajo është e njohur edhe ndërkombëtarisht, sidomos në Spanjë.

“Raffaella Carrà ndërroi jetë në orën 16:20 nga një sëmundje që prej disa kohësh i kishte prekur trupin e saj të vogël, por nga ana tjetër me plot energji”, thuhej në një deklaratë.

E gjithë bota e televizionit në italian është në zi për shkak të ndarjes nga jeta të Carrà. “Të përcaktosh Raffaella Carrà është e vështirë”, shkruan TgCom duke iu referuar multidimensionalitetit të artistes italiane e cila këndonte, kërcente, aktronte, prezantonte madje ishte një biznesmene e suksesshme.

Të gjitha këto kanë bërë që italianët t’i thërrasin “mbretëreshë” të ekranit, dhe që padyshim do t’i mungojë Italisë dhe jo vetëm./tvklan.al


MË SHUME NGA Magazina