Vizita në Hungari, Meta pritet në takim nga kryeministri Viktor Orban
BKT
Shqipëri

Vizita në Hungari, Meta pritet në takim nga kryeministri Viktor Orban

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Hungari, presidenti Ilir Meta u prit në një takim nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Zyra e Shtypit e Presidencës njofton se gjatë takimit Meta e ka falënderuar kreun e qeverisë hungareze për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj integrues në Bashkimin Europian, sidomos në hapjen e negociatave.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe rritja e investimeve hungareze në Shqipëri ku kryeministri Viktor Orban ka shprehur gatishmërinë për nxitjen e tyre duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme për të të forcuar edhe më te bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve./A2


MË SHUME NGA Shqipëri