Gigi Hadid kërkon të ruajë privatësinë e vajzës
Modelja u dërgon letër mediave dhe paparacëve që mos të publikohen fotot e së miturës.
Modelja Gigi Hadid ka shkruar një letër të sinqertë publike për vajzën e saj të vogël Khai Malik.
Letra i drejtohet posaçërisht medias, paparacëve dhe fansave ku flet për të ardhmen e vajzës së saj.Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë treguar shumë të rezervuar deri më sot sa i përket vogëlushes. Ata nuk kanë publikuar asnjë foto të portretit të saj në rrjete sociale, duke e ruajtur në maksimum privatësinë e së miturës.
“Dëshira jonë është që ajo të zgjedhë si ta ndajë veten me botën kur të rritet dhe që të ketë një fëmijëri normale, pa u shqetësuar për imazhin publik të cilin ajo nuk e ka zgjedhur”, shkroi 26 vjeçarja.
Modelja e ka mbyllur letrën duke falenderuar të gjithë ata që e kanë respektuar privatësinë e saj.























