Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
BKT
Lajme

Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Me 89 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kuvendi miraton rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Këtë rezolutë të propozuar nga Qeveria e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Në ndërkohë gjatë kohës kur filloi diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës, Lista Serbe e ka lëshuar sallën e Kuvendit.


MË SHUME NGA Lajme