Aktori i famshëm i Bollywood-it, Dilip Kumar vdes në moshën 98-vjeçare
BKT
Magazina

Aktori i famshëm i Bollywood-it, Dilip Kumar vdes në moshën 98-vjeçare

Aktori, producenti dhe filantropi i famshëm indian Dilip Kumar u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 98-vjeçare.

Aktori, producenti dhe filantropi i famshëm indian Dilip Kumar u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 98-vjeçare.

"Me zemër të rëndë dhe pikëllim të thellë, njoftoj se i dashuri ynë Dilip Saaba vdiq disa minuta më parë", tha shoku i familjes Faisal Fatooqui në Twitter.

Dr. Jalil Parker ka konfirmuar lajmin për vdekjen e aktorit i cili ishte një nga fytyrat më të njohura të kinemasë indiane Bollywood.

Kumar u shtrua në spital në Mumbai javën e kaluar dhe gruaja e tij Saira Banu Khan tha të hënën se shëndeti i tij po përmirësohej.

Kumar lindi dhe u rrit në Peshawar ndërsa në vitin 1947 u transferua në Mombai, ku gjithashtu fitoi famë në aktrim. Ai lindi dhe u rrit si Yusuf Khan dhe mori emrin indian pasi iu bashkua Bollywood-it.

Ai ka fituar çmime dhe mirënjohje të shumta gjatë karrierës së tij 50-vjeçare dhe yjet më të mëdhenj të Bollywood-it po shprehin pikëllimin për vdekjen e tij.

"Dilip Kumar ishte më i madhi dhe ai është unik", shkroi regjisori indian Hansal Mehta në Twitter.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha se Kumar do të mbahet mend si një ikonë dhe legjendë e kinemasë dhe se vdekja e tij paraqet një humbje të madhe për botën tonë të kulturës.

"Ai u bekua me një shkëlqim të pashembullt, për shkak të së cilës audiencat midis brezave u entuziazmuan", shkroi ai në Twitter.


MË SHUME NGA Magazina