Shqipëri: Asnjë viktimë, rritet numri i rasteve të reja
BKT
Shqipëri

Shqipëri: Asnjë viktimë, rritet numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2007 testime, 2 të shëruar dhe 13 raste të reja në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se përhapja e variantit Delta në shtetet e rajonit dhe më gjerë, ka vendosur në alert të shtuar strukturat e shëndetësisë në territor, ku po ndiqet me shumë kujdes situata, për identifikimin e varianteve të reja si dhe për izolimin në kohë të çdo rasti të dyshuar me Sars-Cov2.

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën sërish apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


MË SHUME NGA Shqipëri