Pjesa e dytë e dokumentarit ‘VIRUSSIA’ – ja si Rusia dezinformon në Ballkan
Sharr Travel

Pjesa e dytë e dokumentarit ‘VIRUSSIA’ – ja si Rusia dezinformon në Ballkan

Pas shfaqjes së suksesshme tëpjesës së parë, dokumentari “VIRUSSIA” në episodin e dytë do të shfaq se si Rusia dezinformon në Ballkanin Perëndimor.

"VIRUSSIA" sjell detaje të propagandës dhe manipulimeve që bënë Federata e Rusisë për të ndërhyrë në vendet e rajonit.

Pjesa e dytë, zbulon kohën kur mediat serbe filluan presionin në udhëheqjen serbe për t’u radhitur në krah të Rusisë.

Gjithashtu, flitet edhe për një shqiptar, bashkëpunëtor i mediave shtetërore ruse. Është siguruar edhe një video ku ai këndon së bashku me serbët këngë nacionaliste serbe në një qytet të Rusisë.

Dokumentari përbëhet nga katër pjesë: siguria, propaganda, diplomacia dhe roli i Kishës Ortodokse.

Projekti është realizuar  nga Radio Televizioni i Kosovës me partneritet të medieve të tjera ballkanike si dhe instituteve të veçanta që merren me studimin e ndikimit rus.

Si rrallë herë, dokumentari ka arritur që t’i përfshijë brenda shqiptarë, serbë, boshnjakë, malazezë e maqedonas. Politikanë, studiues, ish-pjesëtarë të inteligjencës e gazetarë flasin  pothuajse njëzëri për pasojat që ka shkaktuar ndër vite Rusia në rajon dhe më gjerë.

Ditën e hënën, më 12 korrik, ora 20:10, shfaqet emisioni i dytë në RTK si dhe ne kanalin T7.

Autor dhe skenarist është Mentor Shala, xhirues/producent Mumin Jashari, montazha dhe dizajni grafik Liridon Metushi, gazetarë dhe bashkëpunëtorë profesional Gynen Venhari, Menduh Hysa. Ndërsa bashkëpunim në realizimin e dokumentarit kanë dhënë edhe gazetarë nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia etj.