13:26 / 08.07.2021
Hajrije Morina zgjidhet drejtoreshë e ARRU-së
Hajrije Morina është zgjedhur sot kryetare e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Ajo u votua me shumicë votash nga deputetët e pranishëm në seancë.
Mandati i saj do të jetë pesëvjeçar.
“Hajrije Morina zgjidhet kryetare e Autoritetit Rregullator të Ujit me mandate pesëvjeçar”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Përveç këtij vendimi, Kuvendi i Kosovës miratoi sot edhe shkarkimin e tetë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.























