13:45 / 08.07.2021
Dua Lipa përshëndet kualifikimin e Anglisë në finale
Me kryqin e flamurit britanik mbi faqe dhe e veshur kuq e bardhë.
Kështu e mirëpriti Dua Lipa kualifikimin e Anglisë në finalen e kampionatit evropian.

Këngëtarja shqiptare postoi në rrjete sociale disa momente nga mbrëmja e djeshme, duke festuar triumfin e Anglisë ndaj Danimarkës.

“Po vjen në shtëpi”, shkroi ajo krahas fotove. Tashmë, Anglia pritet të përballet me Italinë ditën e diel për trofeun Euro 2020.























