Kastrati: Përgjegjësi para publikut PO - Nënshtrim e përulje JO
BKT
Lajme

Kastrati: Përgjegjësi para publikut PO - Nënshtrim e përulje JO

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka reaguar pas shkarkimit të sotëm të Bordit të RTK-së nga ana e shumicës parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Atë që ndodhi sot Kastrati e ka quajtur precedent të rrezikshëm për të ardhmen e transmetuesit publik dhe është e frikshme për demokracinë në vend.

Reagimi i plotë i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Ajo çfarë ndodhi sot me mënyrën e shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për RTK-në, dhe të ardhmen e mediumit publik. Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, por e kanë obligim te kryejnë misionin, dhe kjo është e frikshme për demokracinë! Nesër kush e di çfarë vendimi marrin! Por një gjë është e sigurtë që:

1. Auditim ka pasur në RTK

2. Raporti 2020, i performancës dhe ai financiar është publik dhe është një nga raportet me notat më të mira nga auditori i pavarur.

3. Për profesionalizmin e disa anëtarëve të Bordit flasin CV-të dhe përvoja e tyre dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi.

Unë do të jem falënderues për bashkëpunimin që kemi pasur me këtë Bord, pavarësisht tentimeve të politikes për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve dhe inskenimeve të situatave. Përgjegjësi para publikut dhe ligjit, PO! Nënshtrim dhe përulje JO!


MË SHUME NGA Lajme