Tetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Tetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat 8 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur me koronavirus, ndërsa 2 persona janë shëruar.

Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. 


MË SHUME NGA Shqipëri