19:12 / 08.07.2021
Drita – Deçiq, ja formacionet zyrtare
Pas pak minutash nis ndeshja Drita- Deçiq.
Kjo sfidë e cila luhet në kuadër të Ligës së Konferencës, zhvillohet në tempullin ‘Fadil Vokrri’.
Skuadra gjilanase synon që aventurën në Ligën e Konferencës ta nis me fitore në mënyrë që të krijon rezultat të favorshëm për takimin e kthimit që luhet në Mal të Zi.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Blakçori, Cuculi, Jamal, Limani, Vuçaj, Jashari, Ajzeraj, Fazliu, Muja dhe Simonovski.
Deçiq: Popoviq, Ljuljduraj, Tuci, Nikoliq, Dresaj, Bozanoviq, Rugoviq, Kojaseviq, Vulaj, Pesukiq dhe Camaj.























