Drita-Deçiq dhe Shkupi-Llapi, kështu mbyllen pjesët e para
Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar në Conference League.
Drita është duke barazuar me Deçiq, derisa Llapi është duke pësuar humbje nga Shkupi.
Deçiq kaloi fillimisht në epërsi ndaj Dritës përmes Camaj qysh në minutën e tretë pas një topi të kthyer (3′).
Ndërsa, pas vetëm tetë minutave, Drita barazoi rezultatin, duke ndërtuar një aksion të shpejtë që u konkretizua nga Almir Ajzeraj (11′).
Në minutat në vijim, të dy skuadrat kishin disa raste, por nuk i finalizuan.
Shkupi është treguar më e rrezikshme në pjesën e parë ndaj Llapit, pavarësisht që është në epërsi minimale prej 1 – 0.
Vendasit ishin më të mirë në posedim të topit, por edhe Llapi kishte disa raste shënoi që nuk u finalizuan.
Ishte Markoski që realizoi golin e vetëm gjatë kësaj pjesë në minutën e 36-të.
Ndërkohë, tjetër ekip shqiptar që është duke luajtur në Conference League është Partizani që është duke mposhtur 2 – 1 Sg.Gheorghe.
Pas pak nisin pjesët e dyta.























