Trajneri i Dritës: Bëmë shumë për ta marrë fitoren, asgjë s’ka mbaruar
BKT
Sport

Trajneri i Dritës: Bëmë shumë për ta marrë fitoren, asgjë s’ka mbaruar

Drita ka shënuar fitore ndaj Deçiqit duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2 – 1.

Nënkampioni i Kosovës dominoi në të gjitha aspektet, andaj edhe me plotë meritë triumfoi në këtë përballje.

Pas ndeshjes, trajneri i gjilanasve, Nuhiu tha se punuan shumë për këtë fitore, por ende asgjë s’ka mbaruar.

“Pësuam lehtë, por pas pësimit është vështirë, nevojitet shumë për ta rikthyer. Kanë bërë shumë për ta marrë fitoren, por ia dolëm”.

“Pos që arritëm të marrim rezultatin, bëmë edhe shumë aksione që doli të ky rezultat”.

“Ende asgjë s’ka mbaruar, kemi edhe një lojë deri në fund. Kemi parë më herët ndeshjet e tyre, tani do analizojmë edhe këtë ndeshje dhe të shohim”.

Ndeshja e radhës zhvillohet javën tjetër.