Megan Fox i kundërvihet kritikëve
Megan Fox-it i kanë ardhur në majë të hundës kritikat dhe standardet e dyfishta në lidhje me jetën e saj personale. 35-vjeçarja në një intervistë për “InStyle” u shpreh mbi vëzhgimin që i është bërë marrëdhënies së saj me reperin 31-vjeçar, Machine Gun Kelly, lidhur me diferencën e tyre në moshë.
“Doni të flisni për patriarkinë? Fakti që ai është 4 vite më i vogël se unë dhe njerëzit sillen sikur unë po dal me dikë shumë më të vogël. Ai është 31, unë jam 35. Sigurisht, ai ka jetuar gjithë jetën si të ishte një 19-vjeçar, por nuk është 19”.
Aktorja përfshiu edhe faktin që nëse diçka e tillë do të ndodhte me aktorë të tjerë meshkuj, diferenca e moshës nuk do t’i interesonte aspak kritikëve. “Askush nuk do të lëvizte as qerpikun nëse George Clooney do të dilte me dikë 4 vite më të re. Katër vite? Ne mund të kishim qenë në gjimnaz bashkë. Është qesharake që femrat trajtohen në këtë mënyrë”, përfundoi Fox.
Megan dhe Kelly janë njohur në sheshxhirimin e “Midnight in the Switchgrass” në Maj 2020 dhe e bënë zyrtare lidhjen e tyre në Korrik.























