Britney Spears ndien çlirim dhe shpresë
BKT
Magazina

Britney Spears ndien çlirim dhe shpresë

Pas dorëheqjes së dy anëtarëve kyç të kujdestarisë së saj, Britney Spears po feston disa fitore të vogla.

Sipas “E!News” se 39-vjeçarja ndihet e çliruar dhe me shpresë për të ardhmen e saj pasi menaxheri, Larry Rudolph dhe avokati, Samuel D.Ingham, kanë hequr dorë nga kujdestaria e këngëtares. Ajo mendon se këto janë hapat në drejtimin e duhur.

“Ajo ndien shpresë për të ardhmen. Mendon se njerëzit po dorëhiqen sepse e dinë që ajo po thotë të vërtetën”, tha një burim. “Ajo është e çliruar që avokati dha dorëheqjen sepse nëse ajo mund të zgjedhë vetë avokatin e saj, do të thotë që gjykatësi po anohet drejt përfundimit të kujdestarisë. Britney po përpiqet të qëndrojë e duruar dhe të shohë se ç’po ndodh. Ajo është e lumtur që gjërat më në fund po ndodhin dhe se e vërteta më në fund ka dalë në shesh”.


MË SHUME NGA Magazina