Jada Pinkett Smith: Jam me fat që jetoj
Aktorja ka patur probleme me drogën dhe alkolin.
Jada Pinkett Smith, bashkëshortja e aktorit të njohur amerikan Will Smith ka folur për herë të parë për tejkalimin e problemeve me drogën dhe alkoolin. Ajo e konsideroi një mrekulli faktin që është ende në këmbë.
“Pirja e verës së kuqe për mua ishte si të pija gota me ujë,” u shpreh ajo.
49-vjeçarja deklaroi se nuk pinte gjatë javës, por festonte vetëm në fundjavë.
“Mendoj që është një mrekulli që jam në këmbë, pa dyshim , njerëzit nuk do ta besojnë”, tha ajo.
Smith u shpreh se për shkak se vera e kuqe kishte një imazh më të mirë duke pasur parasysh disa nga përfitimet shëndetësore, ajo e bindi veten se ishte më e pranueshme se pijet e tjera alkolike.
Bashkëshortja e aktorit të njohur ka pranuar edhe varësinë nga pornografia. Ajo zbuloi se një nga shkaktarët ishin pijet alkoolike. Vajza e saj, 20-vjeçarja Willow Smith, deklaroi se nuk do të vepronte kurrë si e ëma, por pranoi konsumin e duhanit.























