Ulpiana transferon brazilianin Marclei Santos
BKT
Sport

Ulpiana transferon brazilianin Marclei Santos

Ulpiana ka bërë një përforcim brazilian pas inkuadrimit në Superligë. Marclei Santos është bërë transferimi më i ri i klubit nga Lipjani.

Ish-futbollisti i Arbërisë dhe Feronikelit ka zyrtarizuar transferimin e brazilianit, i cili edhe pse kishte oferta tjera, vendosi që të mbetet në qytetin e Lipjanit dhe të transferohet tek Ulpiana.

NJOFTIMI:

Zyrtare/ KF Ulpiana, firomos me Santos

Një përporcim tejet cilësor, duke ditur nivelin dhe aftësitë e lojtarit që ka shkëlqyer më parë me fanellën e Arbërisë. Eksperienca e fundit e ish-futbollistit të kuqezi i përkiste Superligës, ku shkëlqeu dhe ishte në radarin e disa skuadrave vendore dhe ndërkombëtare, mirepo sulmuesi brazilian, keto oferta i ka lënë pas për t’ju bashkuar Ulpianës.

Drejtuesit e skuadrës qytetase e kanë mbyllur me një firmë në kontratë takimin me Santos.