16:31 / 10.07.2021
Arsenali fiton garën me Napolin për Nuno Tavares
Mbrojtësi i majtë portugez, Nuno Tavarez bëhet zyrtarisht pjesë e Arsenalit.
Siç transmeton Super Sport, futbollisti i Benficës ndiqej me interes nga Napoli dhe londinezët, por ishin pikërisht këta të fundit që fituan garën për shërbimet e 21-vjeçarit dhe e bënë prezantimin zyrtar, duke zbuluar se Tavares do të mbajë veshur fanellën me numër 20.























