Xhaçka: BE ta dijë se kostoja e izolimit të rajonit është e lartë
BKT
Shqipëri

Xhaçka: BE ta dijë se kostoja e izolimit të rajonit është e lartë

Ministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku në panelin “Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ballkani Perëndimor: Si t’i japim fund karantinës”, , ka adresuar qëndrimin Shqipërisë për procesin e integrimit.

Xhaçka ka shkruar në Facebook se ekziston zhgënjim në rajon për dështimin e Bashkimit Evropian, për të mbajtur premtimin dhe për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

“Por ka edhe angazhim për të vazhduar në rrugën e reformave dhe bashkëpunimit. BE duhet të jetë i vetëdijshëm, siç jemi ne, që kostoja e izolimit të rajonit tonë është shumë më e lartë se kostoja e integrimit.


MË SHUME NGA Shqipëri