Abazoviq: Shqipëria të marrë model Kosovën për sigurimin kufitar
BKT
Shqipëri

Abazoviq: Shqipëria të marrë model Kosovën për sigurimin kufitar

Në Podgoricë të Malit të Zi javë më parë është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për heqjen e sigurimit kufitar ndërmjet të dyja vendeve.

Marrëveshja e cila njeh sigurimin e ndërsjelltë mes dy vendeve është nënshkruar nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve( BKS), Sami Mazreku dhe drejtori i Byrosë Nacionale të Siguruesve në Mal të Zi, Boris Saban.

E modelin e marrëveshjes me Kosovën
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq thotë se është i gatshëm ta arrijë edhe me qeverinë e Shqipërinë, që të heqë këtë pagesë për qytetarët shqiptarë, ashtu siç bëri me Kosovën.

Ndryshe nëse një malazez dëshiron të vizitojë Shqipërinë nuk paguan asgjë, ndërsa e kundërta ndodh për mijëra e mijëra shqiptarë, të cilët gjatë gjithë vitit shkojnë në shtetin fqinj, për punëy turizëm apo edhe shkodranet të cilët duan të vizitojnë të afërmit e tyre në Tuz apo Ulqin.

Ata nuk lejohet të kalojnë pa siguracionin e automjeteve që nis nga 15 euro për vetëm 2 javë.


MË SHUME NGA Shqipëri