Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
BKT
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Policia tregon se trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur mëngjesin e së shtunës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme