13:25 / 11.07.2021
Basha kujton masakrën e Srebenicës:
Basha kujton masakrën e Srebenicës: PD rezolutë në Kuvend për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë.
Kryetari i Partisë Demokratike (PD) në Shqipëri, Lulzim Basha ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Serbrenicës.
Ai ka thënë se PDK do të paraqesë në Kuvend një rezolutë e cila do të dënoj gjenocidin në Serbrenicë por edhe gjenocidin serb në Kosovë.
“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin mbi të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, ka shkruar Basha në Twitter.























