Ndryshon trupa gjykuese e dosjes së Adriatik Llallës
BKT
Shqipëri

Ndryshon trupa gjykuese e dosjes së Adriatik Llallës

Ka ndryshuar trupa gjykuese në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, dorëhiqen nga gjykimi i çështjes së ish-kryeprokurorit gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Shkak për tërheqjen e tyre është bërë fakti se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës. Siç mësohet, dy anëtarët e dorëhequr të trupës gjykuese pritet të zëvendësohen nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.

Ndërkohë, seanca ndaj ish-kryeprokurorit është shtyrë më datë 16 korrik 2021, në orën 11:00, për arsye se avokati i tij mbrojtës ka kërkuar kohë për t’u përgatitur./bw


MË SHUME NGA Shqipëri