Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për themelimin e kllasterit "Women in Tech", do të flasin, Vjollca Çavolli, STIKK dhe Zana Tabaku, Appdec.
Elona Lopari, sipërmarrëse, flet për zhvillimin personal, konsulencë karriere, biznesi dhe jetë, gratë ndërmarrëse. Si ta kemi një karrierë të suksesshme.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Kushtrim Ramadani, anëtar i Kryesisë së “Plisave", flet për peticionin për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























