Cardi B i dhuron vajzës varëse diamanti për ditëlindje
BKT
Magazina

Cardi B i dhuron vajzës varëse diamanti për ditëlindje

Surpriza e radhës për Kulture Kiari pas festës së 3-vjetorit që do ta kishte zili çdokush, ishte një varëse gjigande diamanti nga nëna e saj, Cardi B.

Varësja ka pesë aksesorë të varur në të: një çantë Hermes Birkin, simbolin e Chanel, Miushen Minnie, inicialin “K” dhe një zemër me fjongo. “Babai i saj ma kaloi, por gjithsesi ia dola ta surprizoja vajzën time”, shkroi reperja 28-vjeçare në videon ku vogëlushja po shpaketonte dhuratat.

Kjo nuk është hera e parë që Kulture merr për ditëlindje. Në ditëlindjen e parë, ajo mori një varëse me diamante me vlerë 100.000 dollarë, ndërsa në të dytën zinxhirë floriri për këmbën dhe një orë të veshur me diamante nga Patek Phillippe.


MË SHUME NGA Magazina