EULEX godet Simmonsin në Twitter
EULEX thotë se Malcolm Simmons ka punuar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për 9 vjet e gjysmë. Ai ka filluar të pretendojë se disa gjyqtarë janë̈ sjellë në mënyrë të pahijshme vetëm pasi kanë filluar disa procedura disiplinore ndaj tij. Ai e ka bërë këtë thjeshte për ta tërhequr vëmendjen nga hetimet, të cilat kishin filluar ndaj tij!
Kurse Simmons i është përgjigjur EULEX-it duke thënë: Unë i kam raportuar shkeljet serioze në vitin 2013, - tri vjet para se EULEX-i t'i fillojë hetimet ndaj meje. E vërteta po del në shesh dhe EULEX nuk mund ta ndalojë! EULEX vazhdimisht është munduar që ta ndryshojë të vërtetën dhe drejtësinë. Unë̈ e ftoj Shefin e Misionit, Lars G. Wigemar, Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Albin Kurtin që të bashkëpunojnë në një hetim të plotë publik. Le të vendosë populli i Kosovës se kush po e thotë të vërtetën!
Para se të lëshojnë komunikata publike unë e ftoj EULEX-in dhe Shefin e Misionit që të bashkëpunojnë prapë në një hetim të përbashkët me Kuvendin e Kosovës. Populli i Kosovës e meriton që ta kuptojë të vërtetën, për mënyrën se si EULEX-i ka administruar me drejtësinë, është shprehur Simmons.























