18:55 / 13.07.2021
7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 7 persona me Covid-19.
Ndërkohë, fatmirësisht asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona.
Aktualisht, janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.























