Prishtina-Ferencvaros, ky është rezultati i pjesës së parë
BKT
Sport

Prishtina-Ferencvaros, ky është rezultati i pjesës së parë

Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Prishtinës dhe Ferencvarosit, takim ky që po luhet në ‘Fadil Vokrri’, në sfidën kthyese së raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Prishtinës, Otto John gjeti rrugën e golit, por u anulua nga arbitri për pozitë jashtë loje.

Leutrim Kryeziu pastaj kishte një rast të artë, por u vonua dhe gjuajtjen e devijoi mbrojtja kundërshtare.

Ndërkohë, edhe Ferencvaros krijoi disa aksione, mirëpo portieri i “Bardhëkaltërve”, Ardit Nika ishte në vendin e duhur.

Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me rezultat 3-0, në favor të Ferencvarosit.