Ambasadorja Kim dhe ministrja Kushi certifikata studentëve shqiptarë
BKT
Shqipëri

Ambasadorja Kim dhe ministrja Kushi certifikata studentëve shqiptarë

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi iu dorëzuan sot studentëve përfitues të bursave Fulbright dhe Humphrey, certifikatat e përfundimit të studimeve.

Kim dhe Kushi përgëzuan studentët e Fulbright dhe Humphrey për përzgjedhjen e tyre për këto bursa prestigjioze dhe i uruan fat ndërsa përgatiten të fillojnë programet e studimit në Shtetet e Bashkuara.

Ambasadorja Kim dhe ministrja Kushi i nxitën ata të zbatojnë ato që mësuan për fuqizimin e Shqipërisë.

Ambasadorja Kim theksoi se “ky vit shënon 75 vjetorin e programit Fulbright, programi kryesor i shkëmbimit të Departamentit të Shtetit për arsimin dhe kulturën”.

“Që prej vitit 2019, qeveria e Shqipërisë ka kontribuar me fonde për programin Fulbright, gjë e cila i ka mundësuar Ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur studimet master në Shtetet e Bashkuara”, – tha Kim./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri