Anton Quni – kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit
BKT
Lajme

Anton Quni – kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet që do të mbahen në tetor.

Siç kanë thënë zyrtarë të LDK-së, nga një takim i degës me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, mungon veç zyrtarizimi që Quni të jetë kandidat.

LDK-ja tashmë ka njoftuar se në komunat ku udhëheq do të garojë me kryetarët aktualë, ndërsa për shumicën e komunave ende s’janë bërë të ditura kandidaturat.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

 


MË SHUME NGA Lajme