16:41 / 15.07.2021
Lewandowski në radarin e Cityt
Ekipi i Manchester City është duke shfaqur interes jashtëzakonisht serioz për sulmuesin e ekipit të Bayern Munchen, Robert Lewandowski. I gjithë ky interesim erdhi pas dështimit për Harry Kane nga Tottenham Hotspur.
Lewandowski është një prej golashënuesve më të suksesshëm në Evropë sezonet e fundit.
Sulmuesit polak i kanë mbetur edhe dy vjet nga kontrata me Bayernin, por akoma nuk e ka rinovuar marrëveshjen e tij dhe nuk dihet se a do ta vazhdoj këtë kontratë edhe në të ardhmen.
“Daily Mail” Sport raporton se ekipi i Manchester City është duke e monitoruar situatën e Lewandowskit me qëllim që ‘ti bëjnë ftesë për t’iu bashkangjitur atyre.























