Përmbytjet në disa vende të Evropës, Meta mesazh solidariteti
BKT
Shqipëri

Përmbytjet në disa vende të Evropës, Meta mesazh solidariteti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh solidaritet me Gjermaninë dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, të cilat janë goditur në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.

“Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare”, u shpreh Presidenti.

Presidenti shprehu ngushëllime për familjarët dhe të afërm të viktimave.

“Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh”, thuhet në mesazhin e Presidentit. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri