Kjo është vlera marramendëse e Feyenoordit, kundërshtarit të Dritës
BKT
Sport

Kjo është vlera marramendëse e Feyenoordit, kundërshtarit të Dritës

Drita ka kaluar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Nënkampionët e Kosovës kanë shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Deçiqit, duke arritur kështu ta eleminojnë skuadrën shqiptare të Malit të Zi.

Me rezultat 1-0 në ndeshjen e sotme, dhe rezultat të përgjithshëm 3-1, bardhekaltrit kalojnë fazën e parë të Ligës së Konferencës.

Feyenoord FC nga Holanda është kundërshtari i radhës i bardhekaltërve.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe bar

Skuadra e njohur holandeze e ka mbyllur në pozitën e pestë edicionin 2020/21 në Eredivisie.

Vlera momentale e skuadrës së Feyenoordit, kap shifrën marramendëse prej 105.93 milionë euro, sipas “Transfermarkt”, transmeton olle.

Ndërsa, futbollisti më i shtrenjtë i kësaj skuadre vlerësohet të jetë qendërmbrojtësi Marcos Senesi, i cili momentalisht kushton 19 milionë euro.

Feyenoord është skuadër me histori shumë të pasur, ku edhe ka fituar titullin në Eredivisie plot 15 herë, ndërsa Kupën 13 herë. Ata gjithashtu janë katër herë fitues të Super Kupës Holandeze.

Kjo skuadër gjithashtu ka fituar tri tituj evropianë, 1969–70 Ligën e Kampionëve, 1973–74 dhe 2001–02 Kupën e Uefa-s.

Padyshim se “Intelektualët” do të kenë punë me një super-skuadër.