Ylli Limani dhe Elvana Gjata sjellin surprizën
BKT
Magazina

Ylli Limani dhe Elvana Gjata sjellin surprizën

Për disa javë qarkullonte një thashethemnajë se Elvana Gjata dhe Ylli Limani do të bashkonin forcat. Pati akoma më shumë dyshime kur Ylli la një koment në foton e Elvanës.

Në foto, ajo shkroi “Hey” dhe Ylli ia ktheu “E di”, Gjata vazhdoi me “Marre po të them” për t’u pasuar nga një koment tjetër i këngëtarit “Unë jom ka t’thom që e di!”

Ndërkohë ditën e sotme, thuajse njëkohësisht të dy postuan të njëjtën gjë në llogaritë e tyre përkatëse në InstaStory: “Të shtunën…X2”, shkruhej në postim.

Tashmë na ngelet të presim ditën e shtunë për të parë se çfarë kanë përgatitur dy artistët e dashur për të gjithë.


MË SHUME NGA Magazina