10:00 / 16.07.2021
Reperi i famshëm infektohet me koronavirus
Wiz Khalifa ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Autori i hitit “See You Again” e ndau lajmin me ndjekësit në rrjete sociale duke thënë se ende nuk kishte përjetuar asnjë simptomë.
Reperi tha se pavarësisht se ndodhet i izoluar në shtëpi, do të vazhdojë të punojë në projektin e tij të ardhshëm. Nuk dihet nëse Khalifa ka qenë vaksinuar kundër virusit.
Ekspertët thonë se ka një shans të vogël që njerëzit e vaksinuar të infektohen në krahasim me ata që nuk kanë marrë asnjë dozë.























