11:26 / 16.07.2021
Dorëhiqet nga Llapi njëri nga vëllezërit Batatina
Nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante tek skuadra nga Podujeva.
Ai ka thënë se janë angazhimet e tij biznesore në Gjermani që e shtyjnë drejt një veprimi të tillë.
Amrush Batatina është vëllai i trajnerit Tahir Batatina dhe presidentit të klubit, Beqir Batatina.
Largimi i tij vjen një ditë pas eliminimit të Llapit nga garat evropiane pas barazimit ne Shkupin në "Fadil Vokrri".























