12:50 / 16.07.2021
Rita Ora realizon me videoklip projektin “You for me”
Rita nuk po ndalet.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka finalizuar projektin me Sigala, të cilin ditë më parë e solli vetëm me tekst.
Sot ajo ka dhënë lajmin e mirë duke e realizuar me videoklip projektin e shumëpritur ‘You for me’.
Është publikuar tani! Absolutisht më pëlqente ta filmoja këtë video në një vend të mrekullueshëm për mikun tim shumë të veçantë @sigala për #YouForMe … Shpresoj ta doni aq shumë sa ne!!! fundjave e lumtur, ka shkruar Rita teksa sjellë lajmin e mirë bashkë me video.
Përndryshe, këngëtarja po shijon romancën e dashurisë me Taika Waititi.























