Cadiz e interesuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare
BKT
Sport

Cadiz e interesuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Rei Manaj mund të jetë shqiptari i tretë që do të luajë këtë sezon në La Liga, pas Keidi Bares e Ivan Balliut. Së fundmi, mediat spanjolle kanë bërë me dije se skuadra e Cadizi ka kërkuar informacione nga Barcelona B për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

Siç transmeton Panorama, Rei Manaj shkëlqeu sezonin e shkuar me 12 gola në kampionat dhe dy në fazën “play off” me skuadrën e dytë katalanase, mirëpo duket se e ardhmja e tij shihet larg skuadrës katalanase.