Dardanët: Kombëtares së Kosovës po i rikthehet oksigjeni!
BKT
Sport

Dardanët: Kombëtares së Kosovës po i rikthehet oksigjeni!

Kombëtares së Kosovës më në fund po i rikthehet oksigjeni.

Kështu shkruajnë në profilin e tyre tifozët e kombëtares, Dardanët.

Prania e tifozëve me 30% të kapacitetit të stadiumit do të jetë një shtyesë e nevojshme për kombëtaren tonë, që aq shumë i ka munguar këto kohë. Ne si Dardanë mezi presim të rikthehemi në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mbështetje, koreografi dhe gjithçka tjetër që i ndihmon djelmoshave tonë.

Nga ana tjetër kërkojmë angazhimin maksimal të lojtarëve dhe shtabeve teknike, në mënyrë që Kosovës t’ia rikthejmë buzëqeshjen në futboll dhe në çdo sport.

Përgjegjësia për përfaqësimin e Kosovës duhet të jetë në nivel të detyrës.

Ne besojmë se duke i bashkuar forcat do t’ia dalim të korrim rezultatete sa më të kënaqshme.

Dhemb akoma që nuk kishim mundësi ta mbështesim skuadrën ndaj Maqedonisë së Veriut për rrethana pandemike, por tani duhet të shikojmë përpara, për ta rikthyer shpresën te kombëtarja.

Mezi e presim shtatorin dhe mezi presim të ju shohim pranë kombëtares secilin prej jush që frymon si dardan/e dhe ndjehet i/e tillë.

Forca Kosovë