07:48 / 17.07.2021
Moti sot në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën të ditur se për ditën e shtunë, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim.
Parashikohen reshje shiu të përkohshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore. Gjithashtu, parashikohet breshër lokal, transmeton atsh.
Era parashikohet të jetë nga juglindja e veriperëndimi 5-12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.























