Yuri Kim mesazh pas Kuvendit të PD: Të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën
BKT
Shqipëri

Yuri Kim mesazh pas Kuvendit të PD: Të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën

Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të Partise Demokratike, ambasadorja amerikane në Tiranë ka postuar një mesazh në rrjetin social twitter, ku bën apel për distancim nga e kaluara.

“Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nxirren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën.”

Te shtunen partia demokratike mblodhi forumin e saj me te larte, Kuvendin Kombetar I cili miratoi ndryshimet ne statutin e PD dhe zgjodhi 300 anetaret e Keshillit Kombetar.

Ajo qe ra ne sy ne kete kuvend ishte pritja qe iu rezervua ish kryetarit Sali berisha e mbeshtetja qe Basha e Berisha i dhane njeri-tjetrit.

Ky eshte forumi i pare i Partise Demokratike ku Berisha merr pjese pas shpalljes non-grata nga Shtetet e Bashkuara./vp


MË SHUME NGA Shqipëri